Sport
E kryer, JR Smith prezantohet te Lakers gjatë ditës së nesërme

Smith pritet të finalizojë një kontratë me Lakers para afatit të së martës në mbrëmje për transferime, raporton Marc Stein i New York Times, transmeton lajmi.net.
Adrian Wojnarowski i ESPN e konfirmoi raportin, duke shtuar se një kontratë pritet të përfundohet gjatë ditës së sotme.
Smith ishte shok i skuadrës me LeBron James për katër sezone në Cleveland, dhe të dy janë miq që një kohë të gjatë.
Smith nuk ka luajtur këtë sezon në NBA, derisa pritet të debutojë me Lakers kur rifillon sezoni në Orlando, Florida. /Lajmi.net/






















