Connect with us

Sport

E konfirmon FFK-ja: David Domgjoni është një nga lojtarët që është nën vëzhgim

Publikuar

Mbrojtësi që luan në Ligën e Parë të Turqisë me Menemenspor, sipas bursa.com, ka qenë nën përcjellje të vazhdueshme nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës që nga transferimi atje në janar.

Lajmi.net ka pyetur menaxherin e FFK-së, Bajram Shala, në lidhje me këto spekulime, të cilat ai ka qenë në gjendje t’i konfirmoj.

”David Domgjoni është njëri prej atyre lojtarëve që është nën vëzhgim”, tha shkurt Shala për lajmi.net.

Domgjoni ka luajtur me Laçin në Kategorinë Superiore para transferimit në Turqi.

Falë paraqitjeve fantastike deri para pandemisë COVID-19, ai ka tërhequr vëmendjen e gjigantit turk Besiktas.

Stili i lojës së 23-vjeçarit përshkruhet si i njëjtë me atë të Merih Demiral, mbrojtësit të Juventusit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK