Sport
E konfirmon Barca: Suarez i gatshëm për ndeshjen kundër Mallorca

Ekipet mjekësore kanë informuar skuadrën se sulmuesi Luis Suarez është shëruar plotësisht nga lëndimi i pësuar në janar.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.
Uruguaiani do të jetë në dispozicion të trajnerin Quique Setien për ndeshjen e 13 qershorit kundër Mallorca.
Ndeshja e fundit që Suarez u paraqit në La Liga, ishte ajo në barazimin 2:2 të Barcelonës kundër Espanyol, më 4 janar të këtij viti./Lajmi.net/






















