Connect with us

Sport

E hëna si asnjëherë më parë, e mbushur me ndeshje futbolli

Publikuar

Në të kaluarën, zakonisht dita e hënë nuk ka qenë e njohur si ditë futbolli, me ndonjë ndeshje të rrallë që caktohej për këto ditë, shkruan lajmi.net.

Por, pezullimi i gjatë i futbollit shkaku i COVID-19, ka bërë që pas rikthimit të këtij sporti, për të përmbushur sa më parë sezonin, të ketë ndeshje çdo ditë.

Sot, në fushë zbresin skuadra të njohura si Manchester City, Milan dhe Juventus.

Manchester City, me fillim nga ora 21:00, takohet me Burnleyn, si ndeshja e vetme në Premierligë.

Në Serie A, luhen tri ndeshje, mes Fiorentinas dhe Brescias, Lecces – Milani dhe Bolognas dhe Juventusit.

La Liga, në dy orare të ndryshme, sjell dy ndeshje. Villarreal – Sevilla, Leganes – Granada./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK