Connect with us

Shëndetësi

Dy viktima dhe 164 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikuar

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur edhe dy persona.  Bëhet fjalë për një pacient nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Sipas statistikave të deritanishme, 164 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik atje brenda 24 orëve ka regjistruar 12 pacientë të shëruar .S

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 3701, prej të cilëve 1694 janë shëruar kurse 171 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në këtë vend ka 1.836 raste aktive me koronavirus, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.