Connect with us

Lajme

Dy të punësuar në SÇE dalin me koronavirus, Bujar Osmani del negativ

Publikuar

me

Dy të punësuar në Sekretariatin për çështje evropiane, me të cilën udhëheq zv kryeministri Bujar Osmani, kanë dalur pozitiv me koronavirus.

Këtë informacion e ka konfirmuar për portali 360stepeni, Bujar Osmani i cili tha se edhe ai është testuar dhe ka rezultuar negativ.

“Dy të punësuar në SÇE janë pozitiv. Edhe përkundër asaj që nuk kam pasur komunikim të afërt, prap jam testuar  dhe kam dalur negativ”, ka thënë Bujar Osmani për 360stepeni, transmeton Zyrtare.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Maqedonia ka regjistruar shifër rekord, gjithsej 177 raste të reja me Covid 19./Zyrtare.net/

 

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT