Sport
Dy ndeshjet e Serie A që do të transmetohen falas

Ky vendim vjen pasi Ministri i Sportit Vinçenzo Spadafora konfirmoi bisedimet që disa sfida të jepen pa pagesë për publikun italian.
Sipas gazetës italiane ndeshjet Verona – Cagliari (të shtunën) dhe Atalanta – Sassuolo (të dielën) do të transmetohen falas në platformat“DAZN” dhe “Sky”. Këto janë dy nga katër sfidat e javës së 25 që u shtynë nga pandemia e koronavirusit.
Për momentin, këto ndeshje do transmetohen falas, ndërsa për ndeshjet e tjera pritet të merret një vendim në ditët në vijim. /Lajmi.net/






















