Connect with us

Kosovë

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake në Amerikë

Publikuar

Dy kadetë nga Kosova, Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “West Point”, në New York.

Ambasada e Kosovës në SHBA ka bërë të ditur se këta janë kadetët e parë nga Kosova që diplomojnë në institucionin, që konsiderohet më prestigjiozi për shkollimin ushtarak në botë.

Në ceremoninë e diplomimit të tyre i pranishëm ishte presidenti amerikan, Donald Trump.

Dy kadetët kishin filluar studimet në këtë akademi në vitin shkollor 2016/2017.

NA NDIQ NË FACEBOOK