Connect with us

Kosovë

Dy gra rrahin një tjetër në Prishtinë

Publikuar

Një rast i dhunës në famillje është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara.

Në raportin e policisë nuk është bërë i ditur raporti familjar mes viktimës dhe të dyshuarave.

Si pasojë e lëndimeve të marra, policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar në lidhje me këtë rast.