Connect with us

Kosovë

Driton Selmanaj flet rreth votës së tij për shkarkimin e Vjosa Osmanit

Publikuar

Kēshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti, gjegjësisht nga posti i anëtares së kryesisë dhe nënkryetares.

Sipas njoftimit zyrtar nga LDK, kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Ende nuk dihet se si ka votuar zëvendëskryministri i vendit dhe anëtari i LDK-së Driton Selmanaj, i cili ka qenë i përfolur për raportet e tij me Osmanin pas një përplasje në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

GazetaBlic ka kontaktuar me Selmanajn, ai tha se vota e tij është tërësisht personale dhe se ka votuar si e ka parë të arsyeshme.

“Vota është tërësisht personale, kam votuar ashtu siç e kam pa të arsyshme”, tha Selmanaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK