Connect with us

Sport

Drita kryen detyrat e shtëpisë, mposht Ferizajn dhe mban kreun edhe për këtë xhiro

Publikuar

Ashtu edhe siç pritej, pa ndonjë telashe të madhe, Drita ka mposhtur Ferizajn me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Gjilanasit administruan ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke krijuar raste, por goli nuk erdhi deri në pjesën e dytë të takimit.

Ishte Kastriot Rexha ai që penalltinë e akorduar në favor të Dritës, e konvertoi në gol në minutën e 49’, shkruan lajmi.net.

Fitoren për ‘Intelektualët’ e siguroi Astrit Fazliu, i cili rrjetën e tundi në minutën e 77’, për të lehtësuar frymëmarrjen për Dritën.

Me këtë fitore, skuadra e Ardian Nuhiut ngritët në 52 pikë pas 25 ndeshjeve, duke mbajtur kështu pozitën e parë me pesë pikë më shumë sesa Prishtina, e cila ka një ndeshje për të luajtur.

Ferizaj në anën tjetër numëron 25 pikë për pozitën e 10-të në tabelë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kampionati elitar i futbollit kosovar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK