Connect with us

Kosovë

Drejtori i komunës së Gjilanit i infektuar me koronavirus nuk ka pasur kontakt me Hazirin

Publikuar

më

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça ka rezultuar pozitiv pas testimit për Covid-19. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli i tha Gazetës Express se drejtori Korça nuk ka pasur kontakte me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri por vetëm me disa nga punonjësit e komunës.

25 punonjës të komunës së Gjilanit po qëndrojnë të izoluar si pasojë e kontaktit me drejtorin e Shërbimeve Publike, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sot do të testohen 60 persona nga kjo komunë të cilët janë identifikuar si raste kontakti të nëntë rasteve të reja që pati dje në Gjilan.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli tha se drejtori i Shërbimeve Publike nuk ka pasur kontakt me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri.

“Drejtori Korça nuk ka pasur kontakt me kryetarin Haziri”, tha Ismajli për Express.

Ismajli tha se sot pritet të dalin rezultatet e të gjitha kontakteve që i ka pasur drejtori i infektuar.

“Të gjitha kontaktet që ka pasur drejtori Korça i ka dorëzuar në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik dhe dje janë marrë mostrat e sot pritet dalja e këtyre rezultateve”, tha Ismajli.

Ai tutje shtoi se Drejtori i Shërbimeve Publike, Naseri Korça është vetizoluar tre ditë para se ta bëjë testin për koronavirus si pasojë e simptomave.

“Kontakti i fundit i drejtorit Korça ka qenë para disa ditëve, pra javën e kaluar sepse tre ditë para se ta bëjë testin është vetizoluar përshkak të simptomave”, ka thënë ai.

Pas 60 mostrave të marra dje nga komuna e Gjilanit, nëntë persona kanë rezultuar pozitiv, tetë nga ta me vendbanim në Gjilan ndërsa një në Malishevë.

Kryetari Lutfi Haziri dje ka publikuar masën e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, punëtorët dhe bizneset private, institucionet fetare, organizimet shoqërore për parandalimin e koronavirusit.

Në kuadër të këtyre masave është urdhëruar që të ketë kontrolla të vazhdueshme të kafiterive, restoranteve, Qendrave Tregtare dhe Marketeve mbi respektimin e masave mbrojtëse gjatë orarit të punës për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Po ashtu hapësirat e kafiterive dhe restoranteve duhet të pajisen me dezinfektues brenda hapësirave të biznesit dhe të krijohet distanca nga tavolina në tavolinë prej së paku 1.5 metra.

Këto masa të prezantuara nga kryetari i Komunës përfshijnë edhe ndalimin e organizimit të ahengjeve, festave ku bëhet grumbullimi masiv i njerëzve dhe muzika live apo përmes DJ.

Lajme5 minutes ago

Vuçiq përdori faljet presidenciale për të shpëtuar të akuzuarit, kërkohet hetim ndaj tij

Maqedoni1 hour ago

Vetëm 62% e popullsisë e vaksinuar kundër fruthit, IShP paralajmëron rrezikun e epidemisë

Shqipëri2 hours ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme3 hours ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni4 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri4 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme5 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni7 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri7 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme8 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni9 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë9 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

NA NDIQ NË FACEBOOK