Connect with us

Sport

Dortmund mposht Hertha Berlinin, shkëputet nga Leipzig

Publikuar

Fitore minimale, por me një rëndësi shumë të madhe erdhi për Dortmund, në ndeshjen kundër Hertha Berlin, shkruan lajmi.net.

‘Verdhezinjt’ e Lucien Favre shfrytëzuan avantazhin e terrenit dhe morën tri pikë, me Can që bëri heroin.

Emre Can doli në skenë në minutën e 59’ të takimit, kur shënoi për 1:0 duke shfrytëzuar asistimin e Julian Brandt.

Goli i mesfushorit gjerman vendosi fatin e takimit. BVB tashmë numëron 63 pikë për pozitën e dytë në tabelë.

Hertha mbetet në kuotën e 38 pikëve, për të mbajtur vendin e nëntë në klasifikimin e Bundesliga. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK