Sport
Diego Costa dënohet me gjashtë muaj burg

Costa, 31 vjeçar, u deklarua fajtor për shmangie të tatimeve në një gjykatë në Madrid të enjten në mëngjes, përcjell lajmi.net
Akuzat kanë të bëjnë me vitin 2014, kur spanjolli nënshkroi për Chelsean nga Atletico Madrid.
Costa ka paguar te autoritetet spanjolle shumën e papaguar vitin e kaluar, dhe do të paguajë tani dënimin prej 543,208 euro.
Dënimi i tij me burg është zëvendësuar me një gjobë shtesë, siç është e njohur në Spanjë për dënimet nën dy vite./Lajmi.net/





















