Connect with us

Sport

Di Maria: Jam i lumtur që nuk kalova te Barcelona

Publikuar

me

Ylli argjentinas është lidhur disa herë me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, por një lëvizje e tillë nuk u finalizua asnjëherë.

Duke komentuar lidhur me këtë, anësori argjentinas ka bërë të ditur se është i lumtur që qëndroi te PSG.

“Isha shumë i lumtur në Paris, por njerëzit në klub asokohe më thanë disa gjëra, të cilat në fund dolën të ishin gënjeshtra”, ka thënë Di Maria, transmeton lajmi.net.

“Barca tentoi të më transferonte. Dy klubet diskutuan, por PSG nuk dëshiroi të shiste kartonin tim dhe unë përfundova këtu”, ka shtuar anësori.

“Këto gënjeshtra më penguan shumë, por në fund, zgjedhja për të mos u larguar ishte gjë e mirë, pasi unë jam i lumtur edhe sot në Paris”, ka thënë mes tjerash Di Maria.

Kontrata e 32 vjeçarit me PSG skadon në vitin 2021, por ai me shumë gjasë do të vazhdojë qëndrimin e tij në Paris. /Lajmi.net/

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

MË TË LEXUARAT