Connect with us

Kosovë

Dhjetë eurodeputetë i shkruajnë Komisionarit për Zgjerim: Qeveria e Serbisë po cenon demokracinë

Publikuar

më

Dhjetë anëtarë të Parlamentit Evropian, anëtarë të grupit socialist dhe demokrat (S&D), i dërguan një letër komisionarit evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, në të cilin ata kritikuan qeverinë serbe dhe vlerësuan se ajo po e rrezikon demokracinë.

“Liderët serbë dhe deklaratat e tyre tani po kërcënojnë demokracinë, e cila promovohet fuqimisht nga BE dhe vendet anëtare të saj. Duke përfituar nga situata me virusin e koronës, mazhoranca aktuale parlamentare shtyu zgjedhjet parlamentare për 21 qershor, pa u konsultuar me opozitën në një datë të re,” thanë deputetët e grupit të dytë më të madh politik në PE.

Në letër thuhet se “asnjë vëzhgues i PE nuk mund të monitorojë zgjedhjet”, se OSBE “dërgon vetëm një mision të kufizuar për të shpallur rezultatet disa muaj më vonë”, dhe thekson se për këtë arsye është “shumë e vështirë të imagjinohet një votë politike e besueshme në ditën e zgjedhjeve”.

Letra u nënshkrua nga nënkryetarja e PE-së, Klara Dobrev, kryetari i Delegacionit të PE në Serbi Tanja Fajon, katër deputetë nga Partia Demokratike Italiane në pushtet dhe të tjerë.

Ata gjithashtu deklaruan se dialogu ndërpartiak në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, me ndërmjetësimin e Parlamentit Evropian, ishte “një hap i mirë drejt një situate më të barabartë parazgjedhore”.

“Sidoqoftë, informacioni i paraqitur aktualisht nga qeveria serbe dhe institucionet e tjera tregon një pamje të shtrembëruar të procesit zgjedhor”, thuhet në letrën drejtuar Varhelyi.

Letra shton se pjesa kryesore e opozitës përkatëse do të bojkotojë zgjedhjet dhe se situata përkeqësohet më tej nga kontrolli pothuajse i plotë i mediave nga partitë politike në pushtet.

Dy javë më parë, 11 deputetë nga grupi liberal “Le të Rinovojmë Evropën” i dërguan një letër komisionarit për Zgjerim, duke shprehur shqetësim të thellë për gjendjen e demokracisë në Serbi dhe kushtet në të cilat po mbahen zgjedhjet e ardhshme

Lajme16 minutes ago

Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg

Lajme26 minutes ago

Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit

Maqedoni1 hour ago

Nuk iu bind urdhrit të policisë, goditi veturën zyrtare dhe sulmoi policët në Likovë, kallëzohet penalisht 27-vjeçari

Kosovë2 hours ago

Aleanca: Raporti i Progresit vulosi dështimin gjashtëvjeçar të qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Komisioni Evropian (KE) raportoi protestat per provimin e jurisprudences në gjuhën shqipe, të drejtat gjuhësore dhe perfagesimi i drejtë mbeten problem

Shqipëri2 hours ago

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Bota2 hours ago

Zv.Presidenti amerikan e “gjen” fajtorin për humbjen e Republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Maqedoni3 hours ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri4 hours ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Maqedoni4 hours ago

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

Lajme5 hours ago

Raporti i BE’së për Shqipërinë: Protestat nisën për mjedis, u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit, palët të angazhohen në dialog

Lajme5 hours ago

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

NA NDIQ NË FACEBOOK