Sport
‘Dardanët’ me orar të ngjeshur, në tre muaj zhvillojnë shtatë ndeshje

UEFA pas një takimi të mbajtur sot, ka përcaktuar oraret për vazhdimin e garave evropiane të pezulluara shkaku i COVID-19.
Në këtë takim, është vendosur që ndeshjet e sezonit të ri të Ligës së Kombeve, të zhvillohen nga dy në muaj, shtator, tetor dhe nëntor.
Për ‘Dardanët’ do të ketë angazhime shtesë, pasi kanë edhe Play Off e Ligës së Kombeve, ku më 8 tetor, do të takohen me Maqedoninë e Veriut, në Shkup, shkruan lajmi.net.
Kjo do të bëjë që Kosova t’i ketë të sigurta shtatë ndeshje ndërkombëtare brenda tre muajsh, që do të jetë një mundësi e mirë për ‘Dardanët’ për të parë kombëtaren e tyre, që nuk paraqitur në ndeshje zyrtare që nga nëntori i vitit të kaluar.
Në rast kalimi në finale të Play Off të Ligës së Kombeve, Kosova do ta ketë edhe një ndeshje në nëntor, kundër fituesit të takimit Gjeorgji – Bjellorusi, që do të bënte që skuadra e Bernard Challandes të zhvillojë tetë ndeshje brenda vetëm tre muajve./Lajmi.net/






















