Connect with us

Kosovë

Dalin fotografitë: Thaçi i relaksuar, drekon në një nga restorantet e Shqipërisë

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Tiranë rreth mesditës.

Ai ndodhej në Vienë prej dy ditësh, kryeqyteti austriak ishte ndalesa para nisjes për në washington, por ngritja e akuzave ndaj tij e la në mes këtë vizitë.

Ndërsa pritej që të shkonte direkt në Kosovë, Presidenti Thaçi zbriti në Tiranë e më pas i është drejtuar jugut të Shqipërisë.

Top Channel ka siguruar fotot e tij në një restorant të njohur ku Presidenti dhe shoqruesit e tij kanë drekuar në një restorant në Ardenicë nga ku është larguar në orën 16.15 minuta.

Presidenti ka qëndruar për mbi një orë në ambjentet e brendshme të restorantit larg vështrimit të klientëve të tjerë.

Të dielën në mbrëmje ai ka premtuar se do të jetë në Prishtinë dhe do të flasë nga zyra e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK