Sport
Coutinho rikthehet në Premierligë, por jo te Liverpool

Me Barcelonën që po punon në gjetjen e një blerësi potencial për yllin brazilian, është Arsenal që po mendon për transferimin e tij.
The Mirror raporton se agjenti i Coutinhos është duke punuar për një lëvizje të mundshme të Coutinhos tek Arsenal, përcjell lajmi.net.
Ekipe të shumta nga Premierliga janë futur në garë për Coutinhon, duke përmendur Chelsean, Evertonin dhe Newcastle United.
Por, projekti i Arsenalit, dhe hapësirat që mund t’i ofrohen në skuadrën e Mikel Artetas, mund të bëjnë që Coutinho të pëlqejë idenë e kalimit në ‘Emirates Stadium’./Lajmi.net/






















