OP / ED
Çka po ndodh në Kosovë?

Shkruan: Belkis Latifi
Thirreni në demokraci dhe po ju pyes: A duhet që t’ua përkujtojmë se çfarë do të thotë “Demokracia” ?
Po, u’a përkujtojmë, edhepse është e kotë, “tupani bie për ata që kanë vesh”:
Termi demokraci botërisht dihet se rrjedh nga greqishtja: demos-popull dhe kratia-rend. Abraham Linkoln thoshte: Demokracia është “sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin”, do të thotë se bazohet në idenë e sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të popullit.
E për çfarë lloj qeverisjeje dhe demokracie na paskeshit folur deri më tani ? Sot, sikurse edhe herave të tjera, dëshmuat se për ju, demokracia është një sistem elastik dhe dinamik, e assesi statik, përdorimin e së cilës e bëni me standarde të dyfishta dhe së cilës i jepni kahje, varësisht prej interesave të juaja personale.
Demokracia është qeverisje e popullit, ku pushteti suprem i takon popullit, i cili atë e ushtron vetë në mënyrë të drejpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në sistemin e lirë zgjedhor”.
T’a shohim se ç’na thotë “Deklarata Universale e të drejtave të njeriut” në nenin 21 të saj: “Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të tij, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Gjithkush ka të drejtë të barabartë për qasje në shërbimet publike në vendin e tij. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës ekuivalente të votimit të lirë.
Në mënyrë vulgare shkelët mbi vullnetin e popullit dhe i dhatë fund procesit dhe qeverisjes demokratike në Kosovë.
Në vazhdimësi jeni munduar të manipuloni kinse qeveria Kurti është qeveri anti-Amerikane, por tanimë në poste mjaftë të rendësishme sollët figura të cilat mbrojnë politikat e vendit të tyre e të cilat në mënyrë direkte janë anti-Amerikane. Tani, kush qenka pro e kush kundër Amerikan ?
Më 27 mars 2018, “kryeministri” Hoti tha: “Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe, të cilët, fatkeqësisht, janë bërë një instrument i Beogradit dhe nuk sillen si përfaqësues të interesave të qytetarëve të Kosovës, nga të cilët janë votuar.” LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës.”
Por, nuk qenka kështu edhe kur ato të përkrahin për kryeministër, apo Avdullah ?
Deri më tani, kemi kuptuar që s’po ju dhimbset gjaku i nënave, motrave shqiptare dhe gjithë atyre foshnjave të likuiduara, e aq më pak mundi i bacit Adem, por tashmë e pamë se s’po ju dhimbset as vetja juaj. Sakrificën e dhënë përgjatë luftës (për të cilën kemi respekt) e fundosët dhe vorrosët sot.





















