Connect with us

Sport

Chelsea do t’ia ofrojë Wernerit numrin e tij të preferuar

Publikuar

‘Blutë’ të enjten kanë konfirmuar që reprezentuesi gjerman do të jetë lojtari i tyre më i ri, për shërbimet e të cilit kanë paguar 60 milionë euro të RB Leipzig.

Werner, që ka shënuar 32 gola në 43 paraqitje për RB Leipzig këtë sezon, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Chelsean, ku do të fitojë 170 mijë funte në javë.

24 vjeçari ende nuk ka vendosur për numrin e fanellës, por Daily Telegraph raporton se lojtari ka vendosur sytë kah numri 11.

Werner ka veshur këtë numër te Leipzig për katër vjet, dhe të njëjtën po dëshiron të bëjë edhe te Chelsea.

Numri 11 te Chelsea mbahet nga Pedro Rodriguez, i cili është drejt transferimit te Roma këtë verë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK