Connect with us

Sport

Challandes përcolli nga afër Andi Zeqirin dhe Orgen Bunjakun, në ndeshjen e Kupës së Zvicrës

Publikuar

Ky takim u fitua nga Baseli me rezultat 2:3 duke u kualifikuar në gjysmëfinale, falë lojës shtesë.

Në këtë ndeshje u paraqitën dy futbollistët shqiptarë për të cilët ka shfaqur interesim Challandesi për t’i marrë te Kosova.

Bëhet fjalë për Orges Bunjakun e Baselit dhe Andi Zeqirin e Lausannes. I pari luajti për 14 minuta, kurse i fundit realizoi golin e parë për skuadrën e tij.

Ndeshja u zhvillua pa tifozë për shkak të rregullave kundër COVID-19, megjithatë në tribuna janë parë disa anëtarë të Federatës së Futbollit të Zvicrës. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK