Sport
Capello, Milanit: Mbajeni Ibrahimovicin

Suedezi është rikthyer te Milan në janar të këtij viti, dhe menjëherë ka bërë ndikimin në rezultate, me skuadrën e Piolit që u ngjit në vendin e shtatë, para se COVID-19 të ndërpriste sezonin.
Zlatan Ibrahimovic ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni, dhe Capello po kërkon që ai të mbetet në ‘San Siro’.
“Unë e kam thënë disa herë, Milan duhet të mbajë Zlatanin”, ka deklaruar Capello, përcjell lajmi.net.
“Ata duhet të menaxhojnë këtë mirë dhe të mbajnë këtë angazhim, pasi ai është pika qendrore e ekipit”.
Ibrahimovic ka kontribuar me katër gola këtë sezon te Milan, në dhjetë ndeshje të zhvilluara./Lajmi.net/






















