Sport
Cantona me mesazhin më të mirë kundër racizmit: Kush është njeriu me ngjyrë?

Francezi ka qenë shumë i veçantë në fushën e lojës dhe është edhe tani jashtë saj.
Cantona është protagonist shpesh me videot që publikon, ku shfaqet duke bërë monolog.
Videoja e radhës është ajo për racizmin dhe pyetja që ai ngre është me të vërtetë domethënëse. “I dashur vëlla i bardhë. Kur unë linda isha i zi, kur u rrita isha sërish i zi, kur dal në diell jam i zi, kur sëmurem jam i zi, kur të vdes do të jem i zi”.
”Ndërkohë ti, njeri i bardhë, kur linde ishe rozë, ndërkohë që rriteshe ishe i bardhë, kur del në diell bëhesh i kuq, kur ke ftohtë bëhesh blu, kur ke frikë kthehesh në jeshil, kur sëmuresh zverdhesh, kurse kur të vdesësh do të jesh gri. Pra, ndërmjet meje dhe teje, kush është njeriu me ngjyrë”, thotë francezi që ka shkëlqyer në Angli me ekipin e United në monologun e tij. /Lajmi.net/






















