Connect with us

Sport

Callejon i ofrohet Napolit që të luajë falas

Publikuar

Ylli spanjoll i Napoli, Jose Callejon, raportohet të ketë ofruar falas shërbimet e tij për Napoli, deri në fund të këtij sezoni.

Kontrata e spanjollit skadon më 30 qershor dhe akoma nuk është prezentuar ndonjë ofertë rinovimi nga skuadra.

Gjithsesi, anësori nuk ka marrëveshje akoma me ndonjë skuadër tjetër dhe thuhet se kjo për arsye sepse ai dëshiron të luajë edhe një sezon me Napoli.

Lojtari preferon të luajë falas deri në fund të sezonit me Partenopei, pra pa pranuar pagë për korrikun dhe gushtin.

Mbetet të shihet nëse napolitanët do ta mbajnë lojtarin deri në fund, pa e paguar atë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK