Connect with us

Kosovë

Cakolli tallet me Merovcin: Me pas luftu 37 ditë në vend të arrestit shtëpiak me Rugovën, sagllam kishin bë film me 37 episode

Publikuar

Anëtar i PDK’së, Bujar Cakolli ka komentuar paraqitjen e mbrëmshme të Adnan Merovcit që njihet si njeriu më i afërt me ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Cakolli ka ironizuar duke thënë se Merovci për 37 ditë sa ka qëndruar me Rugovën ka shkruar libër dokumetar e intervista të shumta në TV.

Ai thotë se nëse Merovci e Rugova do ishin pjesë e luftës për 37 ditë, do të bënin një film me 37 episoda.

“E kqyrsha seri pramë Adnan Merovcin në T7, për 37 ditë që kanë nejt bashkë me Rugovën në arrest shtëpiak në Velani, ka shkru libër, ka ba dokumentar e realizu intervista nëpër TV.

E bajsha men vet me veti, po me pas luftu këta 37 ditë, sagllam edhe film kishin ba me nja 37 episoda”, ka shkruar Cakolli./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK