Connect with us

Lajme

Cakaj u bën thirrje shqiptarëve të Luginës për unitet në zgjedhjet e Serbisë

Publikuar

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka ftuar shqiptarët e Luginës që të votojnë listën e Luginës së Bashkuar, një ditë para zgjedhjeve në Serbi.

Cakaj në një postim në Facebook thotë se pjesëmarrja e lartë dhe mbështetja masive në zgjedhje për Luginën e Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme, njofton Klan Kosova

Sipas Cakaj, kjo listë ka mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

“Edhe njëherë: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një rëndësie të patjetërsueshme!

PO, PO: ekzistojnë edhe mendime ndryshe edhe shumë parti politike, por duhet të ketë vetëm një faktor politik në Luginën e Preshevës!

Kjo listë gëzon mbështetjen e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës: kjo duhet të jetë pikëfillimi i një ndërmarrje të përbashkët për Luginën!

Edhe njëherë: Pjesëmarrja e lartë e mbështetja masive në zgjedhjet për listën e Luginës së Bashkuar është e një…

Publiée par Gent Cakaj sur Samedi 20 juin 2020