Lajme
Cakaj takon Grenellin: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj është takuar me Emisarin Special të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.
Kryediplomati shqiptar ka thënë se nuk ka marrëveshje të fshehtë mes Kosovës dhe Serbisë, as plane për ndarje të Kosovës, ashtu sikur nuk ka shkëmbime territoriale dhe nxitim për marrëveshje të dëmshme.
Ai është kujdesur që këtë pjesë ta shkruajë me shkronja të mëdha si për të siguruar që të gjitha këto opsione që janë përmendur nuk janë të vërteta dhe nuk janë në tavolinën e dialogut.
Cakaj ka siguruar që pavarësisht sfidave Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Postimi i plotë i Gent Cakajt në Facebook:
Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.
Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!
Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!
ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS 
!
















