Lajme
Cakaj në Bujanoc takon krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës

Ministri në detyrë i Punëve dhe Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, është takuar sot me krerët e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës me të cilët ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve atje dhe për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes së tyre.
“Bashkërisht do të përpilojmë një plan të përbashkët veprimi për të ndihmuar disa sektorë kyç për Luginën e Preshevës! Këtu më duhet të falënderoj gjithsesi Kryetarin e Këshillit, z. Ragmi Mustafa, për punën e pakursyer e bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë drejtim!”, është shprehur Cakaj, transmeton Klan Kosova.
“Patjetër, këtu duhet të hapim Konsullatën e Përgjithshme për të mundësuar një lidhje më të fortë mes Shqipërisë e shqiptarëve dhe me diplomacinë tonë do të kemi shumë shpejt masa shtesë për të forcuar marrëdhënien me diasporën e Luginës!”.





















