Sport
Bruno hesht të gjithë: VAR është aty për të ndihmuar

Derbi i mbrëmshëm u vendos nga VAR, pas një penalltie të anuluar në minutat e fundit të ndeshjes, por edhe aprovimin e një penalltie të mëhershme.
Fernandes është pyetur për impaktin e VAR, por lojtari ka heshtur çdo spekulim duke thënë se pikërisht kjo është detyra e VAR – që të ndihmojë gjyqtarët.
“Në fund, unë godita topin dhe gjeta këmbën e tij. VAR është aty për të ndihmuar, nëse thotë jo, atëherë duhet pranuar”, ka thënë Bruno Fernandes, transmeton lajmi.net.
Pas ndeshjes akuza ndaj VAR dhe zyrtarëve të takimit pati nga Jose Mourinho, gjë kjo që nuk është e re për portugezin.
Bruno ka treguar një tjetër fytyrë, ndoshta duke dhënë edhe një shembull se si duhet pranuar gjërat me sportivitet. /Lajmi.net/






















