Connect with us

Kosovë

Botë: Mbi 10 milionë të infektuar dhe mbi 5 milionë të shëruar nga koronavirusi

Publikuar

Koronavirusi po vazhdon ende të prek shumë njerëz në mbarë botën.

Sipas WorldMeters në botë zyrtarisht 10,087,840 njerëz janë të infektuar me Covid-19, 501,436 viktima si dhe janë shëruar 5,466,329 pacientë, njofton Klan Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve kur numri i përgjithshëm është 2,596,770 teksa kanë vdekur 128,152 persona si dhe janë shëruar 1,081,494 pacientë.

Brazili radhitet në vendin e dytë me 1,315,941 të infektuar, 57,103 të vdekur dhe janë shëruar 715,905 persona.

Në vendin e tretë është Rusia me 627,646 të prekur, kanë vdekur 8,969 njerëz si dhe janë shëruar 393,352.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Evropa.

NA NDIQ NË FACEBOOK