Kosovë
Biserko: Ideja e shkëmbimit të territoreve është e Serbisë

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lama ka thënë se “ideja e shkëmbimit të territoreve është e Serbisë, jo e Boltonit”.
Deklaratën e ambasadores Lama e ka mbështetur edhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biseko, e cila ka komentuar te postimi i ish-ambasadores Lama, se kjo ka qenë gjithmonë ide e Serbisë.
“Ka qenë gjithmonë i vetmi opsion që Beogradi ka shtyrë përpara. Dobrica Qosiq ka qenë i pari që ka promovuar këtë ide. Është një strategji shtetërore prej se mbahet mend”, ka pohuar Biserko, e cila është themeluese dhe presidente e Komitetit të Helsinkit në Serbi.
















