Sport
BILD: Talenti Kouassi ka zgjedhur Bayern Munich

Mbrojtësi 18 vjeçar kishte vendosur kundër nënshkrimit të një kontrate profesionale me PSG, pasi ishte promovuar nga akademia e tyre e të rinjve.
Kouassi ka qenë i lidhur me një kalim te Milan dhe RB Leipzig, por RMS Sport kishte raportuar se ai po kërkonte të transferohej diku tjetër.
Sipas gazetës gjermane, Bild, mbrojtësi i talentuar tashmë ka marrë vendimin, dhe ka zgjedhur Bayern Munich.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me gjigantët e Bundesligës./Lajmi.net/






















