Kosovë
Berisha shpërndanë broçkulla për t’ia dhënë një goditje vizitës së Edi Ramës në Kosovë

Sali Berisha vazhdon ta kritikojë kryeministrin Edi Rama kudo që mundet. Kështu ka bërë edhe më një postim të fundit ku ka shpërndarë një broçkullë mediatike nga Kosova.
Në një artikull të shkruar me plot gabime në Bota Sot, aludohet se kryeministri Edi Rama kishte veshur anti-plumb dhe konspiracioni tutje flet se ‘sa e rrezikshme është kjo për Kosovën’.
“Vizite ne institucionet e Kosoves me antiplumb!! Kesaj i thone vizite! Lexoni raportin e meposhtem te gazetes Bota Sot. Sb”, shkruan Berisha në vegzën e brockullës që ka shpërndarë.
Sidoqoftë, ndryshe nga Berisha që iu ka rekomanduar ta lexoni këtë shkrim, ne iu rekomandojmë të mos e bëni- jo për dicka tjetër- por vetëm që të mos e humbni kohën me gjëra të kota, lexues të dashur.





















