Sport
Benzema i mahnitur me veten

Francezi shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Real Madrid kundër Valencias, për të mbajtur në dy pikë diferencën me Barcelonën.
Me këto dy gola, Benzema kaloi Puskas (242) në renditjen e golashënuesve te Real Madrid, duke mbetur tani pas Cristiano Ronaldos (451), Raul Gonzales (323), Alfredo Di Stefano (308) dhe Santillana (290).
“Unë nuk kam imagjinuar asgjë të tillë, jam shumë i lumtur. Kam punuar shumë për një kohë të gjatë dhe gjithmonë kam dashur të përmirësojë veten”, ka deklaruar Benzema, përcjell lajmi.net.
“Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj kështu. Jam shumë i lumtur që luaj për këtë klub”.
Reprezentuesi francez është transferuar te Real Madrid në vitin 2009, nga skuadra e Lyon./Lajmi.net/






















