Connect with us

Kosovë

Bekim Brestovci propozohet për Zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Publikuar

Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për Zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet Bekim Brestovci, përcjellë Klan Kosova.

”Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë [Nisma Socialdemokrate], është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, ka thënë ai.

Por siç shkruan Epoka e Re ai ka mohuar se është emëruar edhe nga Kryeministri Avdullah Hoti.

”Por, emërimi im ende nuk është bërë nga Kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.

Ministria e Punëve të Jashtme drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK