Kosovë
Behramaj: Në ‘festivalin’ e VV-së asnjë flamur i Kosovës, horrat qenkan rikthyer në patriotizmin e rremë

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Në tubimin e Vetëvendosjes, mungon flamuri i Kosovës e për këtë gjë Behramaj thotë se i janë ”rikthyer patriotizmit të rremë”.
Shkrimi i plotë:
Pas aventurës me Serbinë dhe izolimit me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje paska provuar të rikthehet në identitet. Në “festivalin” e tyre nuk po shihet asnjë flamur shtetëror. Horrat sërish qenkan mbështjellë me patriotizmin e rremë duke e valëvitur flamurin kombëtar!




















