Lajme
BDI po keqpërdorë fëmijët në fushatë parazgjedhore

Askush nuk e kishte pritur se Ali Ahmeti do të bëjë një gabim kaq të rëndë, mirëpo si duket frika nga zgjedhjet e 15 korrikut po reflektohet te kryetari i BDI-së.
Keqpërdorimi I fëmijëve në politikë ndalohet me konventa ndërkombëtare, kurse BDI ka bë dy klipe reklamuese me fëmijë të vegjël.
Edhe më keq, në spotin e dytë publicitar Ahmeti paraqitet me mbesën e tij katërvjeçare. Agjencia për audio mediume dhe mediume vizuele ka kërkuar nga televizionet që të mos publikojnë këto klipe, kurse ka reaguar edhe Ambasada e parë e fëmijëve në botë, Megjashi, ku kërkon që fëmijët të mos keqpërdoren për përcjellje të porosive politike që nuk i kuptojnë.
















