Connect with us

Sport

Bayern Munich të gatshëm për shitjen e Alaba

Publikuar

Mbrojtësi i majtë ka vetëm edhe një vit kontratë me Bayern Munich, që do të thotë se mund të largohet falas në fund të sezonit të ardhshëm.

Deri më tani, ‘Bavarezët’ nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me 27 vjeçarin, pavarësisht se negociatat kanë vazhduar për më shumë se një vit.

‘The Telegraf’ raporton se gjermanët mund të vendosin për shitjen e tij këtë verë, për të mos e humbur falas atë sezonin e ardhshëm.

PSG janë në mesin e klubeve më të interesuara për reprezentuesin e Austrisë, pa harruar edhe Manchester Cityn dhe Liverpool./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK