Connect with us

Kosovë

Bastisje në Burgun e Gjilanit, gjendet një telefon në minifrigoriferin që ia sollën familjarët një të paraburgosuri

Publikuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës sot kanë bërë bastisjen e një minifrigoriferi, i cili ishte sjellë nga familjarët e një të burgosuri.

Në derën e minifrigoriferit është gjetur një telefon mobil i tipit “Samsung” dhe një adapter i telefonit.

Shërbimi Korrektues ka bërë me dije se pas intervistimit, i paraburgosuri ka deklaruar se “telefonin e ka montuar në frigorifer deri sa ka qenë në liri, pasi që i njëjti e ka ditur se do të vijë në burg”.

Njoftim i plotë:

NA NDIQ NË FACEBOOK