Sport
Barcelona, një katastrofë jashtë ‘Camp Nou’

Skuadra e Barcelonës po tregon formën dhe ritmin më të dobët në vitet e fundit të skuadrës.
Fakti se ata janë në krye të La Ligas mund të themi se nuk flet fare për formën e mirë të skuadrës, por për nivelin e dobët në La Liga këtë edicion.
Në terrenin e saj, Barca ka marrë më shumë se gjysmën e pikëve, duke bërë që të jetë në luftë për titullin.
Por, jashtë tempullit ‘Camp Nou’, Barca ka treguar një fytyrë krejtësisht tjetër. Ajo ka qenë një katastrofë e vërtetë.
Barca ka fituar vetëm gjashtë nga 15 ndeshjet e luajtura si mysafire këtë sezon, përcjell lajmi.net.
Kjo tregon për mungesën e vazhdimsisë në formën e skuadrës.
Merkatoja e verës pritet të sjell shumë ndryshime në këtë skuadër. Quique Setien duhet që ndoshta të fillojë të mendojë edhe për pozitën e tij. /Lajmi.net/






















