Connect with us

Sport

Barcelona konfirmon lëndimin e De Jong, nuk dihet rikthimi i mesfushorit

Publikuar

Barcelona ka njoftuar se testet mjekësore kanë zbuluar se lojtari ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë.

De Jong zbriti në fushë nga minuta e parë në ndeshjen që Barcelona e fitoi 4:0 ndaj Mallorcas më 13 qershor, por mungoi në ndeshjet pasuese kundër Leganes dhe Sevillas.

Liderët e La Ligas nuk janë të sigurt se kur 23 vjeçari do të rikthehet sërish në fushë, por do të përcjellin me kujdes rikuperimin e tij.

Mungesa e De Jong do të jetë një humbje e madhe për Barcelonën në fazën finale të sezonit./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK