Connect with us

Sport

Barca vazhdon me fitore, Leganes ‘viktima’ e radhës

Publikuar

‘Katalanët’ patën ritëm më të mirë në minutat e parë të takimit, ndonëse rastin më të mirë në këto minuta e patën mysafirët.

Për golin e parë në këtë ndeshje, u desh të pritej deri në minutën e 42’, kur Ansu Fati shënoi mjeshtërisht, pas një asistimi që pranoi nga Junior Firpo.

Në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 69’, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Lionel Messi, që realizoi nga penalltia.

Me këtë fitore Barcelona numëron 64 pikë, pesë më shumë se Real Madrid, që të enjten takohet me Valencian./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK