Sport
Barca e fiton rastin në gjykatë kundër Neymarit

Klubi katalan e ka fituar padinë e ngritur nga Neymar, rreth çështjes së bonuseve.
Neymar kishte paditur Barcelonën duke kërkuar dëmshpërblim rreth 43 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Por, gjykata i ka dhënë të drejtë Barcelonës, e cila e ka fituar rastin ndaj Neymar.
Madje, gjykata ka urdhëruar Neymarin që t’i paguajë Barcelonës një shumë prej 6.7 milionë euro.
I gjithë ky proces ka qenë shumë i pakuptimtë, pasi është përfolur shumë për rikthimin e Neymar te Barcelona./Lajmi.net/






















