Connect with us

Kosovë

Banori i Krushës rrëfen tmerrin: Një shok doli në peshkim, në grep iu ngjit gjoksi i një të vrari në luftë

Publikuar

Sot Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 22 vjet burgim, Darko Tasiq, të akuzuarin për krime lufte ndaj popullatës civile në fshatin Krushë e Vogël.

Për të folur për krimet që janë bërë ndaj banorëve të Krushës, i ftuar sot në emisionin “Frontal” në T7 ka qenë Gëzim Zylfiu. Ai ka rrëfyer ngjarjet e tmerrshme të cilat i ka përjetuar, e po ashtu veprat mizore të serbëve gjatë luftës.

Zylfiu tregoi se ka qenë i ftuar në Gjykatën Speciale për të dëshmuar rreth gjatë luftës në Krushë.

“Unë kam dhënë në gjykatën speciale intervistë. Ti dëgjoj njerëzit që kanë qenë brenda në masakër, të cilët kërkonin atëherë ndihmë me këmbë të këputura, dhe gjaku i tij ka arrite me shpëtuar pasi kanë futë zjarrin, dy jakët që ka pas veshun, dhe për shkak të gjakut nuk ka arritë me ju futë zjarri”, ka thënë ai.

Ai tregoi se pas luftës, Tasiq ka jetuar në Serbi, derisa ka gënjyer se nuk ka qenë në Kosovë gjatë luftës.

“Personi i vetëm që u dënua është ky që u dënua sot, Darko Tasiq. Tasiq ka jetu në Serbi, dhe ka dalë dy herë, se kanë ndalë, intervistat e tij kanë qenë që nuk kam jetu në Krushën e Vogël, por në Prizren. Isha ballë për ballë me të, disa herë ka qenë me lot, pas shqiptimit të dënimit, është nxi nga fytyrë, avokati it tij, iu varr në qafë dhe e këshillontë me fjalë përkëdhelëse’’, tha Zylfiu në Frontal.

Zylfiu i cili gjatë luftës ka humbur babain dhe dy vëllezërit, ka treguar e kishte parë Tasiqin gjatë kohës kur ishin djegur kufomat.

“Unë kam humbur babën 66-vjeç, vëllezërit 23 dhe 29-vjeçar në këtë masakër, i kanë vra serbët e fshatit, një e kam të varrosur, një të pagjetur, kurse babain disa eshtra. Unë e kam pa Darko Dasiqin, i cili vinte në lumin Dri me uniformë policore, erdhi të kontrollonte, aty tymoske gjithmonë, kufomat e fshatit Krushë, të cilët i ka djegë i kanë hedhë zjarr, plus një plak ka dalë me këqyrë çka po bëjnë, e ka gjuajt me snajper, por fati i tij, ka shpëtuar”

“Tasiqin nga afër e kam njohur, ai gjithmonë ka qenë në lëvizje me vëllain e vet, vëllai jeton në Mal të Zi, edhe zakonisht po them me plotë kuptimin e fjalës, vëllai i tij ka qenë ‘’ Dora e Zezë’’ aktiv dhe gjithmonë i rrezikshëm. Po ta dëgjoni vëllain e axhës, çka thotë ai për këtë masakër është tmerr’’, ka thënë Zylfiu në T7, shkruan express.

Zylfiu ka treguar edhe për momentin kur e kishte parë Tasiqin pranë kamionit me kufoma, të cilit ia kishin vënë flakën.

“Vizita që ai vizitoi kamionin me kufoma, më vonë kam mësuar për çka ka qenë ai aty. Kufomat në Dri nuk janë gjete asnjëherë, ato nga niveli i ujit s’janë gjetë. Një shok ka dalë me peshku edhe ju ka ngjitë gjoksi i njërit edhe kurrë s’ka peshku më’’, ka treguar ai.

‘’Unë e kam pas në dorë letërnjoftimin që e ka hedhë, pastaj e kemi gjetë personin, e kemi përcjellë, po e them për herë të parë, dy trupa janë gjetë në rajonin e Hasit, buzë Drinit, pretendoj unë që ka pasë njerëz që kanë arritë me kalu Drinin, të plagosur, por s’kanë mbijetua më shumë edhe kanë vdekur, besoj që ata nëse kanë njohuri për këto çështje janë njerëzit që kanë dalë nga kamioni’’

‘’Në Krushë të Vogël, deri më tani ka qenë mjerim, tani ka filluar jeta, pas disa martesave, fshati ka fillua të lulëzojë. Kam pasur frikë nga natyra në Krushë, tani është mbushur fshati po lulëzon.

‘’45 i kemi të varrosur, me pak eshtra 7-8 i kemi në morg, 60 janë të pagjetur, dhe nuk mendoj që do të gjinden sepse i kam pa gjurmët se çka kanë bërë”, ka thënë Zylfiu.

Maqedoni19 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni22 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri52 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK