Sport
Ballkani rikthehet te fitorja, vazhdojnë shpresat për titull

Suharekasit kalun në avantazh me Jetmir Topallin (19’), para se nga penalltia Arb Manaj (23’) të barazonte rezultatin.
Gola nuk pati gjerë në minutat e fundit, kur Ermal Krasniqi (78’) riktheu epërsinë e skuadrës së tij.
Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Mirlind Daku (87’) që shënoi për 3:1.
Ballkani vazhdon të jetë në pozitën e tretë me 49 pikë, tre më pak se lideri Drita.
‘Xehtarët’ ndërkohë bëjnë hap prapa për mbijetesën, ku në vendin e nëntë tubojnë 27 pikë. /Lajmi.net/





















