Connect with us

Sport

Atletico refuzoi ofertën nga Premierliga prej 150 milionë euro për Joao Felix

Publikuar

Futbollisti 20 vjeçar iu bashkua Ateltico Madrid verën e kaluar nga Benfica, për një shumë rekorde prej 126 milionë euro për spanjollët.

Edhe pse u transferua te Atletico vetëm një vit më parë, kjo nuk kishte penguar një skuadër angleze t’i ofronte menjëherë 150 milionë euro për portugezin e talentuar.

Oferta e cila erdhi nga Premierliga, me emrin e klubit që nuk dihet, do të bënte që Felix të lëvizte këtë verë në drejtim të Anglisë.

Kjo oferte është refuzuar nga Atletico Madrid, duke u cilësuar si jo serioze.

Felix, i cili konsiderohet si një nga talentët më premtues, ende nuk ka treguar më të mirën e tij në sezonin e parë te Atletico, duke u përballë me disa lëndime.

Lojtari këtë sezon ka shënuar tetë gola, dhe ka bërë tre asistime në 29 paraqitje./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK