Connect with us

Sport

Atletico heq dorë nga transferimi i Cavanit

Publikuar

Sipas AS, skuadra nga Madridi ka vendosur të tërhiqet nga opsioni për transferimin e Cavanit, përcjell lajmi.net.

Atletico Madrid kishte provuar të arrinte një marrëveshje me uruguaianin që në janar, por kishte dështuar shkaku i pagës.

Spanjollët pritej të rikthenin interesimin te Cavani pasi ky i fundit të përfundonte kontratën me PSG-në, por tani kanë vendosur të shikojnë drejt alternativave tjera.

E ardhmja e Cavanit mbetet e paqartë, me futbollistin që mund të rikthehet në Serie A, për të veshur fanellën e Napolit.

Ai gjithashtu është kërkuar edhe nga Inter, për të zëvendësuar Lautaro Martinez, nëse ky i fundit kalon te Barcelona./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK