Kosovë
As Osmani nuk përmend Thaçin e Veselin, thotë vetëm se Kosovës i duhet drejtësi

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani në reagimin e saj pas aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se vendit në këto moment i duhet drejtësi, transmeton Periskopi.
‘’Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion.’’
‘’Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë.’’/PERISKOPI/





















