Connect with us

Sport

Arthur flet para shokëve të skuadrës së Barcelonës

Publikuar

Ylli brazilian, Arthur, do të tansferohet te Juventus dhe zyrtarizimi për këtë pritet të bëhet sot.

Arthur zyrtarizohet sot te Juventus – këto janë detajet e reja

Lojtari ka qenë prezent në stërvitjen e sotme të Barcës, dhe mediet spanjolle raportojnë se ai ka mbajtur një fjalim para shokëve të skuadrës.

Bëhet e ditur se lojtari u ka thënë bashkëlojtarëve se do të jap maksimumin deri në fund të sezonit, përkundër marrëveshjes, transmeton lajmi.net.

Dëshira e Arthur nuk ishte që të kalonte te Juventus, por duket se skuadra e Barcelonës ka pasur të tjera kalkulime.

Katalanët do të pranojnë 70 milionë euro për kartonin e lojtarit, nga të cilat 60 milionë do t’i lënë për kartonin e Miralem Pjanic. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK